Lajme
Grenell drekon me Ramën, pajtohen të punojnë më shumë për lirimin e Thaçit
Demokracia
16:06 | 25 Maj 2023

Share:

Ish-emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka njoftuar se ka drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi i tyre u zhvillua në Tiranë, njoftoi Grenell në një postim në Twitter. Ai tha se bashkë me Ramën u dakorduan që të bëhet më shpejt që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të lirohet “sa më shpejt” nga burgu i Hagës.

Atje, ish-shefi i shtetit të Kosovës po mbahet si akuzuar me krime lufte, bashkë me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkroi ai.

Të ngjashme