Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi njoftoi përmes një postimi në Twitter për bisedën e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi. Duke e quajtur mashtrim Gjykatën Speciale nga ana e Bashkimit Evropian, Grenell ka debatuar edhe me një gazetare në Twitter, shkruan Demokracia.com.
Grenell ka thënë se Thaçin e kanë hetuar 20 vjet dhe po e mbajnë në burg që dy vjet.
“Përshëndetje Valerie. Lexo ndonjë libër. Atë e kanë hetuar ata për 20 vjet. E mbajtën në burg për 2 vjet. E paditën atë sa ishte rrugës për të negociuar me Presidentin Trump më 2020. Ndaloni këto ndjekje politike ndërkombëtare. Ndalni fondet për këto Gjykata Speciale të BE-së, tani!”, ka shkruar Grenell.
Hey Valerie. Read a book. They’ve investigated him for 20 years. They’ve held him in prison for 2 years.
They indicted him while he was on his way to negotiate with President Trump in 2020.
Stop these international political prosecutions. Defund the EU special courts now! https://t.co/27LCFwzc5o
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 8, 2022