Sport
Greenwood lirohet nga paraburgimi me kusht, ai u akuzua për tentativë përdhunimi dhe sulm fizik ndaj viktimës
Demokracia
18:01 | 19 Tetor 2022

Share:

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood është liruar nga paraburgimi sot me kusht, pasi gjykata në Mançester miratoi kërkesën e lojtarit anglez, raporton “Sky Sports”, transmeton Demokracia.com.

Greenwood, u akuzua për tentativë përdhunimi, sulm, shtrëngim dhe sulm fizik.

Futbollisti i Manchester United u arrestua për herë të parë në janar të këtij viti pasi në rrjetet sociale u publikuan foto dhe video të një gruaje të re me fytyrë të përgjakur dhe mavijosje në trup. Mediat britanike kujtojnë se tentativa e supozuar për përdhunim ndodhi në tetor të vitit të kaluar dhe sulmi dy muaj më vonë.

Greenwood u lirua me kusht në shkurt. Ai u arrestua sërish katër ditë më pas si i dyshuar për shkelje të lirimit me kusht.

Mediat britanike raportojnë se Gjykata në Mançester e ndaloi futbollistin të fliste me dëshmitarët, përfshirë edhe paditësin. Ai pritet të dalë në gjykatë më 21 nëntor.

Manchester United e pezulloi menjëherë Greenwood pas arrestimit të tij.

Ai luajti 129 ndeshje për ekipin e parë të Manchester United dhe shënoi 35 gola. Ai kaloi nëpër të gjitha përzgjedhjet e të rinjve të Anglisë dhe debutoi për ekipin e parë në vitin 2020./Demokracia.com/

Të ngjashme