Përkundër që udhëheqësit dhe një pjesë e popullit të Serbisë janë në krah të Rusisë që po bombardon Ukrainën duke vrarë mijëra civilë, ka mbetur ende pak shpresë te një pjesë e qytetarëve që kërkojnë të ndalet lufta.
Organizata serbe ‘Gratë në Zeza’ e kanë organizuar një protestë duke kërkuar që në Ukrainë të ndalet lufta dhe e kanë krahasuar Mariupolin, një qytet në Ukrainë që është bombarduar, me Vukovarin dhe Sarajevën, qytete këto që ishin rrafshuar nga bombat serbe gjatë viteve të 90-ta.
Today again, a handful of people kept #Serbia‘s flickering flame of conscience alive. Women in Black in Belgrade today. “Vukovar–>Sarajevo–>Mariupol” ❤? #StopRussianAgression #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/U1X9qvG6Q3
— Emil Kerenji (@EmilKerenji) March 30, 2022
Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi ku shihen gratë të veshur me të zeza duke mbajtur në duar mbajnë pankarta “Vukovari-Sarajeva-Mariupoli”, shkruan Ballkani.info.
Gratë që po protestonin ishin rrethuar në të gjitha anët nga Policia serbe, duke dëshmuar edhe një herë që shoqëria serbe nuk është demokratike dhe nuk e duron mendimin ndryshe.
Ajo që bie në sy gjithashtu është numri i vogël e atyre që kërkojnë ndaljen e luftës në Ukrainë, për dallim prej atyre që po sfilojnë nëpër rrugët e Serbisë duke e përkrahur hegjemoninë e Putinit në Ukrainë, që po vret fëmijë e civil me bomba që janë të ndaluara nga konventat ndërkombëtare.
Rrugët e Serbisë javëve të fundit janë pa po ashtu shumë shenja “Z”, që dëshmojnë se ky shtet po mbështet Rusinë në luftën që ka nisur në Ukrainë.
Po ashtu shteti serb është i vetmi në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, dhe madje liderët e këtij vendi kanë deklaruar se nuk e kanë në plan një gjë të tillë.