Lajme
Gratë duan zotimin e Qeverisë që t’ju lejohet me ligj përdorimi i sprejit
Demokracia
19:07 | 31 Gusht 2022

Share:

Dhunimi i një 11 vjeçare nga pesë persona në Prishtinë ka tronditur Kosovën. Sot, në rrugët e Prishtinës mijëra protestues dolën në rrugë. Me kërkesën për dhënien e dënimit të merituar për dhunuesit. Gjatë kësaj protestë gratë e vajzat kërkuan që të ju lejohet me ligj përdorimi i sprejit.

Një kërkesë e tillë u bë edhe njëherë, në orët e pasdites pranë dyerve të qeverisë.

Një grup prej zyrtarëve të Qeverisë u takuan në oborrin e objektit të qeverisë me një grup prej protestuesve.

Ato kërkuan nga Qeveria/Vetëvendosje që të iniciojnë ligjin për përdorimin e sprejit.

Të njëjtat, u shprehën se kjo do të jetë protesta e fundit paqësore.

“A ka me iniciu ligjin që ka me leju përdorimin e sprejit secilin çikë e grua qetu me leju me pasë nëse do sprejin, që mos me hi ato në burg nëse e përdorin atë. A ka me bë këtë gjë qeveria? Sepse nuk po flasin për krim, po flasim për diçka që në shumicën e vendeve është e lejuar e çuditërisht në Kosovë një gjë e tillë të mohohet. A ka me iniciua Qeveria/Vetëvendosje një gjë të tillë?“, tha njëra prej protestuesve.

“Nanë, ma vodhën fëmijërinë nga duart e mia t’vogla”, mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytet kundër dhunës seksuale ndaj 11-vjeçares

“A do ta kemi këtë prej jush si zotim, qekjo është pyetja jonë… pyetja kërkon përgjigje, po, jo“, u shpreh ajo.

Ndërkohë, zyrtarja e Qeverisë Kurti u dëgjua duke thënë se “Nuk mundemi me dhënë një përgjigje të tillë për këtë debat…”, deklaratë kjo që nxiti reagimet tek gratë që po protestonin.

“Për çka jeni dalë këtu, besoj që çështjet urgjent kërkojë edhe masa urgjente“, pyeti tjetra.

“A mundeni me marrë këtë zotim, që sapo të fillojë punimet Parlamenti i Kosovës, qekjo çështje ka me u ngritë prej Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë javës, nesër pasnesër ne e dojmë një përgjigje. Nuk e kemi, qetu na keni çdo ditë, bile-bile nuk kemi me qenë më të qeta e të sjellshme. Na është bërë boll”, tha protestuesja.

“Kjo ka me qenë protesta e fundit paqësore” , u dëgjua duke thënë një tjetër grua.

Protesta e 31 gushtit nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku mijëra protestuesve u mblodhën pas thirrjes nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik kundër aktit çnjerëzor që ndodhi para dy ditësh në trupin e një vajze 11 vjeçe.

Marshi i tyre vazhdoi drejt objektit të Ministrisë së Drejtësisë së Albulena Haxhiut, ku protestuesit kërkonin drejtësi kundër viktimave të dhunës seksuale, ky u hodh edhe ngjyrë e kuqe, duke aluduar në atë se “institucionet i kanë duart me gjak”.

“Gjak” u hodh edhe para objektit të Prokurorisë, dhe më pas atij të Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Protestuesit rrugën e tyre drejt “Luan Haradinajt” e vazhduan me duartrokitje dhe thirrje kundër dhunës, për të shkuar tutje kah rruga e “UÇK”-së, e që për destinacion kishin ndalesën para Kuvendit dhe Qeverisë.

Para objektit të drejtuar nga Albin Kurti, i cila po ashtu u la me “gjak”, protestuesit kulmuan me thirrjen: Pesë burra, shtatë orë, vajza 11 vjet.

Pas më shumë se një ore ecjeje, njerëzit u shpërndanë të qetë me shpresën se më nuk do të dalin në rrugë për raste kaq të tmerrshme, si ai i përdhunimit të 11-vjeçares.

Të ngjashme