Lajme
Gratë dhe nënat e ushtarëve rusë të nervozuara në Putinin: Frikacak
Demokracia
14:54 | 23 Nëntor 2022

Share:

Këshilli i grave dhe nënave është një organizatë e grave, anëtarët e familjes së të cilave shërbejnë në ushtrinë ruse.

Drejtueset e saj u habitën kur dëgjuan për takimin e planifikuar të presidentit Putin me disa nëna të ushtarëve, në të cilin asnjëra prej tyre nuk ishte e ftuar, shkruan portali i pavarur Meduza.

Presidentja e Këshillit, Olga Tsukanova, publikoi një video në të cilën ajo këmbënguli që Putini të takonte “nëna të vërteta”, në krahasim me gratë “të zbutura” që ishin “përzgjedhur personalisht” nga burokratët e Kremlinit për këtë rast, transmeton Telegrafi.

“Vladimir Vladimiroviç, a jeni burrë apo çfarë? Frikacak, a ke guxim të na shikosh në sy – në takimin me gratë që nuk të përshtaten ty dhe politikave tuaja. Gratë që ti nuk arrin t’i mbash në xhep, nënat e vërteta që me paratë e tyre udhëtuan këtu nga qytete të ndryshme që të takohen me ju”, shkroi Tsukanova.

“Jemi këtu, në Moskë, dhe jemi të gatshme të takohemi me ju. Presim përgjigje nga ju! A do të fshihesh akoma nga ne? Kemi njerëz në Ministrinë e Mbrojtjes, në Zyrën e Prokurorit Ushtarak, në administratën presidenciale – të gjithë ata janë burra – përfshirë presidentin. E nënat janë në anën tjetër. A do të dilni ju në ndonjë takim – apo do të vazhdoni të fshiheni”, shtoi ajo

Të ngjashme