Sport
Granit Xhaka vjen me një postim nga Serbia para lojës me Bjellorusinë
Demokracia
13:38 | 25 Mars 2023

Share:

Granit Xhaka ka zbarkuar mbrëmë në Serbi bashkë me shokët e tij të Kombëtares së Zvicrës.

Nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe më pas, futbollisti kosovar u dërgua në Novi Sad, ku sot “Helvetikët” do të përballen me Bjellorusinë, shkruan “Gazeta Express” .

Mesfushori i Arsenalit ndërkohë e bëri një postim në rrjetet sociale sot nga Novi Sadi, përkatësisht një fllajer, i cili e paralajmëron ndeshjen mes zviceranëve dhe bjellorusëve, e cila do të fillojë në orën 18:00.

Kohëve të fundit ishte çuar shumë pluhur rreth rrezikshmërisë që do ta shfaqte prezenca fizike e Xhakës në Serbi, duke e pasur parasysh që në këtë vend është i urryer dhe i akuzuar për provokime, si rezultat i dy përballjeve të tij me Serbinë në dy Botërorët e fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Xhaka do të mundohet ta ndihmojë Zvicrën sot për të fituar ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2024.

Dy futbollistët tjerë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të mungojnë në dy përballjet e këtij muaji shkaku i lëndimit

Të ngjashme