Sport
Granit Xhaka reagon për rastin e 11-vjeçares së dhunuar në Prishtinë
Demokracia
16:34 | 01 Shtator 2022

Share:

Kapiteni i Arsenalit, shqiptari Granit Xhaka ka reaguar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Mesfushori nga Prishtina nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram është shprehur i tronditur nga rasti, shkruan Demokracia.com.

Xhaka ka uruar që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirën në lidhje me këtë rast të rëndë që e goditi vendin.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisëtë bëjnë më të mirë. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Europë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka është dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”, shkroi ndër tjerash Xhaka në rrjetin social.

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, tre nga ta të mitur, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares./Demokracia.com/

Të ngjashme