Sport
Granit Xhaka reagon pas fitores në derbin londinez kundër Chelseat
Demokracia
09:26 | 21 Prill 2022

Share:

Arsenali e ka marrë “shtafetën” e kryeqendrës britanike. Të besuarit e trajnerit, Mikel Arteta e kanë fituar mbrëmë (e mërkurë) derbin londinez ndaj Chelseat.

“Topçinjtë” triumfuan 2:4 në stadiumin “Stamford Bridge” në takimin e vlefshëm për javën e 25-të, shkruan Demokracia.com.

Për mysafirët u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Futbollisti nga Prishtina pas ndeshjes reagoi me fjalët e para në llogarinë e tij në Instagram rreth fitores së madhe në derbin e Londrës.

Xhaka e vlerësoi peshën e fitores në derbi, megjithatë shtoi se ata i pret ende punë.

“Fitore e madhe…por na duhen më shumë. Kthehemi në punë nesër”, shkroi 29-vjeçari në rrjetin social.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)


Me këtë fitore, Arsenali ndodhet në vendin e pestë me 57 pikë, aq s aka edhe Tottenham një pozitë më lart. Chelsea pas disfatës vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 62 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme