Një lajm trishtues ka ardhur sot nga Gjermania, ku humbi jetën në një aksident trafiku futbollisti 20-vjeçar i Borussia Monchengladbach, Jordi Bongard.
Bongard ka luajtur në kategoritë më të reja të kombëtares gjermane dhe ka luajtur për ekipin e të rinjve të Borussia Monchengladbach, ku talentet më të mëdha kanë qenë deri në moshën 23 vjeçare, përcjell Demokracia.com.
Kësaj dhimbjeje të madhe i është bashkuar edhe futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka i cili para se të kalonte të Arsenali ishte pjesë e skuadrës gjermane Borussia.
Xhaka ka postuar një foto të Jordit duke u lutur që shpirti I tij të pushojë në paqe. /Demokracia.com