Arsenali sonte do ta nis misionin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Për të arritur këtë objektiv, ekipi londinez duhet ta eliminojë Slavia Pragën, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta pritet të zbarkojë në fushë me ekipin më të mirë të mundshëm që ta mbyllë çështjen e fituesit qysh në ballafaqimin e parë.
Pjesë e formacionet startues pritet të jetë edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që tashmë është i pazëvendësueshë në 11-shen e “Gunners”.
Lacazette dhe Aubameyang pritet të jenë gjithashtu në fushë nga minuta e parë.
Përballja ndërmjet Arsenalit dhe Slavia Pragës zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Arsenal: Leno; Bellerin, Gabriel, Mari, Cedric; Xhaka, Partey; Saka, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette
Slavia Praga: Vagner; Bah, Zima, Hromada, Boril; Holes, Sevcik; Sima, Stanciu, Olayinka; Kuchta. /Demokracia.com