Arsenali ka triumfuar ndaj Leicester Cityt në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në Premierligë.
“Topçinjtë” fituan me rezultat të pastër 2:0 kundër “Dhelprave” në “Emirates Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Londinezëve iu lehtësuan gjërat që në minutën e 11-të kur Partey kaloi Arsenalin në avantazh.
Për golin e dytë dhe të fitores u desh të pritej minuta e 59-të kur Lacazette realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u aktivizua për 90 minuta në këtë duel.
Arsenali me këtë fitore ngritet në vendin e katërt me 51 pikë, ndërkohë Leicester ka 33 pikë në pozitën e 12-të./Demokracia.com/