Arsenali është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke e mposhtur bindshëm 0:3 Brentfordin, në një ndeshje ku kontribuoi edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Me paraqitjen e këtij të fundit në këtë sfidë duken të jenë të lumtur edhe tifozët e londinezëve.
Ata kanë brohoritur emrin e futbollistin nga Prishtina pas ndeshjes teksa po festonin me lojtarët fitoren e arritur.
Arsenal fans chanting about Granit Xhaka after the 3-0 win away at Brentford. ? [@Sivertpus10] #afc pic.twitter.com/i9y4NNFksF
— afcstuff (@afcstuff) September 18, 2022
Duket se “armiqësia” e dikurshme mes tifozëve dhe Granit Xhakës tanimë ka marrë fund.
Futbollisti shqiptar nga Prishtina, Granit Xhaka ishte në fushë për gjatë tërë duelit, ndërsa u ndëshkua me karton të verhë në minutën e 58-të.
Arsenali vazhdon të jetë në pozitën e parë me 18 pikë, një më shumë se Manchester City e Tottenhami./Demokracia.com/