Lajme
Granatimet ruse pamundësojnë hapjen e korridoreve humanitare
Demokracia
09:19 | 19 Prill 2022

Share:

Vazhdimi i granatimeve ruse do të thotë se korridoret humanitare të rëna dakord për evakuimin e qytetarëve nga Mariupol nuk do të hapen, tha në Telegram zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

“Vazhdojnë granatimet intensive në Donbas. Në Mariupol, rusët refuzojnë të ofrojnë një korridor për daljen e civilëve në drejtim të Berdyansk”, tha Vereshchuk, përcjell KK.

Ajo shtoi se “negociatat e vështira” po zhvillohen për hapjen e korridoreve humanitare në rajonet Kherson dhe Kharkiv.

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025