Një nga takimet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Evropës do të jetë edhe ajo ndërmjet Granadës dhe Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” janë favorit jo vetëm për këtë përballje, por edhe për të triumfuar në Ligën e Evropës këtë edicion.
Megjithatë, të besuarit e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer nuk do ta kenë të lehtë ndaj spanjollëve të cilët për të ardhur deri në këtë fazë eliminuan Molden.
Skuadra nga “Old Trafford” u kualifikua në çerekfinale pasi eliminoi një tjetër favorit, Milanin.
Anthony Martial, Phil Jones dhe Eric Bailly janë lojtarët që nuk do të jenë në dispozicion sonte.
Solskjaer pritet të fillojë nga minuta e parë e Cavanin në qendër të sulmit, kurse si zakonisht mesfusha dominohet nga Pogba, Greenwood e Fernandes.
Formacionet e mundshme:
Granada: Silva; Vallejo, Duarte, Sanchez, Diaz; Gonalons, Eteki; Kenedy, Herrera, Machis; Soldado.
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, James; Cavani. /Demokracia.com