Njëra nga skuadrat më të trofeshme angleze, Manchester United, sonte do të jetë mysafirë në Spanjë aty ku do të ndeshet me Granadan në kuadër të çerekfinales së Ligës së Europës, transmeton Demokracia.com.
“Djajtë e Kuq” do të mundohen të marrin një rezultat të mirë nga ndeshja e parë, në mënyrë që takimin kthyes të presin më të favorizuar. Megjithatë, ekipet spanjolle në kompeticionet europiane, shpesh kanë ditur t’i befasojnë edhe skuadrat e mëdha andaj me të drejt pritet ndeshje e fortë
Takimi nis nga ora 21:00 dhe tashmë dyja skuadrat kanë prezantuar formacionet zyrtare. /Demokracia.com