Lajme
GRAFIKA| Të zhgënjyerit nga mosliberalizimi i vizave duan që Kosova të pranohet në BE
Demokracia
20:38 | 25 Qershor 2022

Share:

Rreth 60 për qind të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa përqindja më e ulët është regjistruar në Serbi.

Sipas një sondazhi të realizuar nga “Balkan Barometer” dhe “SecuriMeter”, përqindja më e lartë e qytetarëve që përkrahin anëtarësimin në BE, është në Shqipëri, më 89 për qind, përcjell Demokracia.com.

Pavarësisht se ende nuk gëzojnë as viza, 73 për qind e qytetarëve të anketuar në Kosovë, besojnë se anëtarësimi në BE është një hap pozitiv.

50 për qind të qytetarëve në Bosnje e Hercegovinë kanë një mendim të ngjashëm, ndërsa përkrahja për anëtarësim në Mal të Zi është 57 për qind, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 56 për qind, përcjell Demokracia.com.

Serbia është shteti që më së paku beson se anëtarësimi në BE është një hap pozitiv, ku vetëm 38 për qind e personave që morën pjesë në sondazh e përkrahën një gjë të tillë.

Vlen të theksohet se ani pse kishte pritshmëri të mëdha, as në takimin e 23 dhe 24 qershorit Këshilli Evropian nuk hapi negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell Demokracia.com.

Edhe Kosova kishte optimizëm se do të merret një vendim pozitiv për heqjen e vizave, por as kjo nuk ndodhi.

Ndryshe, liderët e 27 vendeve të BE-së pritet që takimin e radhës ta mbajnë më 20 dhe 21 tetor 2022.

Aktualisht, Franca udhëheq Presidencën e Këshillit të BE-së deri më 30 korrik 2022, për ta dorëzuar më pas te Çekia nga 1 korriku./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 18 Prill 2024