Lajme
Grabitje në Viti, vozitësi i postës së shpejtë thotë se një person me revole ia ka marr porosinë pa e paguar
Demokracia
13:02 | 28 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në fshatin Qifllik të Vitisë.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 21:40.

“Ankuesi mashkull kosovar, vozitës në postën e shpejtë ka raportuar se kishte dërguar një porosi në lokacionin e lartcekur dhe ishte takuar me një person mashkull i cili pasi pranon rroba në vlerë prej 280 euro, nuk kishte paguar atë shumë”, thuhet në raport.

Sipas ankuesit personi i lartcekur kishte të vendosur një maskë dhe i kishte thënë se nuk është i kënaqur me porosinë dhe sipas tij kishte pasur në dorë një revole dhe e kishte thënë që të largohet.

Rasti mbetet nën hetime.

Të ngjashme