Lajme
Grabitje në Prishtinë, hajnat vjedhin 500 euro nën kërcënimin e thikës
Demokracia
09:34 | 21 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Një rast grabitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Prishtinë.

Polica e Kosovës ka njoftuar se nën kërcënimin e thikës persona të panjohur kanë grabitur nga arka 500 euro para të gatshme, përcjell Demokracia.com.

“GRABITJE-Prishtinë, 20.02.2022-19:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa duke punuar, dy persona të panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënim me mjet të mprehtë-thikë, ka grabitur nga arka para të gatshme 500 € , dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Sipas policisë është informuar edhe prokurori./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024