Lajme
Grabitje në një restorant në Mitrovicë, punëtorit iu vodh ushqimi, pazari ditor dhe dy telefona
Demokracia
10:15 | 22 Prill 2023

Share:

Një person ka raportuar në polici, se sa ishte në vendin e punës, në një restorant në fshatin Gushavc të Mitrovicës, dy të panjohur ia vodhën ushqimin, pazarin ditor dhe dy telefona, të premten rreth orës 1 e 20.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restoranti, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme