Lajme
Grabitje në Gjilan, dy persona me sprej e maska ia marrin viktimës një shumë të madhe të parave
Demokracia
14:21 | 05 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një rast i grabitjes në Gjilan, ku dy persona të maskuar duke përdorur sprej kanë arritur që viktimës, shtetas i Kosovës t’ia grabisin një çante në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në ora 08:45 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje”.

Të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjila

Të ngjashme