Lajme
Grabitje me thikë në Hajvali, policia arreston dy persona
Demokracia
10:55 | 13 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Hajvali, pasi të njëjti dyshohen së nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një telefon mobil.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së enjte rreth orës 18:00.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një telefon mobil viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Dy të dyshuarit janë arrestuar, ku me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Të ngjashme