Lajme
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, vidhen para
Demokracia
11:09 | 29 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është grabitur një dyqan në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policës, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë arritur që nga arka e dyqanit të grabitin para të gatshme, shkruan Dmeokracia.com.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 28.03.2021-03:17.Dy viktimat meshkuj kosovarë punëtor në pompën e derivateve kanë raportuar se dy persona te panjohur te maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të  pompës të  grabisin një sasi para të  gatshme, thuhet në raportin e PK-së.

Në raport thuhet se sipas ankuesve, personat e dyshuar pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë. Më tej policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitë përkatëse policore, dhe sipas tyre rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme