Lajme
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, policia jep detajet
Demokracia
22:37 | 12 Prill 2022

Share:

Dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Rreth orës 19:40 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë është grabitur nën kërcënimin e armëve një pompë derivatesh.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar”, ka treguar Ahmeti.

Sipas saj, Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. /Demokracia.com/

Të ngjashme