Lajme
Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Shtime
Demokracia
12:28 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pompë të derivateve në Gjurkovc të Shtimes, njofton Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se dy punëtorë të pompës kanë raportuar se së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar.

“Fsh. Gjurkovc , Shtime 02.12.2022-21:40 Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme