Lajme
Grabitje e armatosur në KESCO në Prizren
Demokracia
17:19 | 01 Mars 2021

Share:

Dy persona të armatosur kanë vjedhur arkën e KESCO-s në Prizren.

Demokracia.com merr vesh se një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e së hënës në KESCO në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë për Demokracia.com, se dy persona të armatosur e të maskuar kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme të parave, përderisa nuk dihet vlera e saktë e parave.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj theksoi se policia është duke u marrë me rastin dhe që së shpejti do të bëhen të ditura edhe detaje tjera lidhur me rastin. /Demokracia.com/

Të ngjashme