Motra e Cristiano Ronaldos është ankuar për golin e refuzuar të vëllait të saj në barazimin e Juventusit me Udinesen.
Ronaldo u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes së parë të edicionit dhe realizoi në fund të ndeshjes për 3-4, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, ky gol u anulua pas rishikimit me sistemin VAR.
Sidoqoftë, përkundër kësaj, një nga motrat e sulmuesit portugez, Elma, u ankua për vendimin e gjyqtarit.
Ajo postoi fotografi të momentit diskutabil në llogarinë e saj në Instagram derisa ndër të tjera shkroi se “Grabitja fillon” duke aloduar se vëllait të saj i është bërë padrejtësi në këtë moment.
Ndeshja e parë ndërmjet Udineses dhe Juventusit u mbyll 3-3. /Demokracia.com