Lajme
Grabiti dy telefona mobilë, dënohet me katër vjet burg dhe një mijë euro gjobë
Demokracia
16:35 | 11 Shkurt 2021

Share:

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me katër vjet burg dhe një mijë euro gjobë të pandehurin S.M., shtetas i Kosovës, për shkak se ka kryer veprën penale detyrimi.

I pandehuri më 12.02.2016 në Ferizaj, nën kanosjen e armës, ka futur në veturë personat E.R dhe L.A., të cilët i ka dërguar në Pejë, ku ka grabitur prej tyre telefonat mobilë Iphone 4S dhe Samsung 4.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, shkruan KP.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Të ngjashme