Lajme
Gorani: Kurrë s’kam pa flamuj e patriotizëm si pas luftës, me pas qenë kështu në luftë, ku me ditë ku do t’ia kishim pa skajin
Demokracia
21:31 | 15 Nëntor 2023

Share:

Analisti Dukagjin Gorani tha se po të kishte ekzistuar zelli patriotik para luftës dhe gjatë luftës, kushedi ku e kishim pa skajin.

“Pasulufta tregoi diçka tjetër për neve, unë kurrë s’kam pa më shumë flamuj e më shumë bisedë për komb e patriotizëm se masluftës. T’kish ekzistu qëso zelli patriotik edhe nacionalist gjatë luftës ose para luftës, kushedi ku e kishim pa skajin”, tha Gorani në T7.

“Paslufta e Kosovës ka tregu diçka tjetër, në vend të përforcimit të një identiteti civil-bashkëkohorë, shoqëria kosovare vendos mu rinacionalizu, mu ri-etno-nacionalizu. Edhe mandej ajo shndërrohet në valutë elektorale…Përfundoi me një shoqëri që për shkak të gatishmërisë me pa vetën në kontekstin identitar-nacional, shndërrohet në shoqni e cila sado që e din që funksionon brenda një shteti multiektnik e ka gati të pamundur me e përjetu bashkëjetesën multienike në kuptimin dinamik. Ne e dimë që serbët janë diku, po nuk kom pa ndonjë gatishmëri nga ana jonë e as nga ana e tyre me përjetu Kosovën si shtet i përbashkët, si bashkëqytetarë dhe me përjteu integrimin”, u shpreh ai.

Të ngjashme