Lajme
Gorani e quan “poshtërim” takimin e Escobarit me opozitën para kryeministrit Kurti
Demokracia
22:51 | 13 Mars 2024

Share:

Gazetari Dukagjin Gorani ka analizuar vizitën e emisarit amerikan Gabriel Escobar në Kosovë në emisionin “Pressing” në T7. Gorani, në kontekstin e takimeve të Zëvendës Ndihmës Sekretarot amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, me përfaqësuesit e opozitës para takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti, ka shprehur bindjen se sekuenca e takimeve tregon për një qasje të qartë dhe domethënëse të Departamentit të Shtetit amerikan ndaj kreut të ekzekutivit.

Ai ka përshkruar këtë qasje si një “mesazh poshtërues”.

“Nesër e ka lënë me e taku shefin e Qeverisë, që besa edhe shefin e shtetit, dmth pak para se me pas aeroplanin e ka takimin me kryeministrit e vendit. Ky është mesazh për mua, si e kisha interpretu është mesazh poshtërues”, ka thënë Gorani.

Të ngjashme