Lajme
Goran Rakiq: Fola me Vuçiqin, më tha se është mirë të hiqen barrikadat
Demokracia
16:33 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se kanë biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas lirimit të Dejan Pantiq.

Goran Rakiq ka thënë për Pink Tv se nga Vuçiq kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”.

Siç raporton televizioni publik serb, Vuçiq sonte pritet ta vizitojë kufirin me Kosovën, ku do t’ju drejtohet serbëve të veriut.

Së shpejti më gjerësisht…

Të ngjashme