Auto&Tech
Google vendos të pushojë rreth 12,000 punëtorë, redukton stafin me 6%
Demokracia
12:53 | 20 Janar 2023

Share:

Google po planifikon të shkurtojë afërsisht 12,000 vende pune, duke reduktuar stafin e tij me 6% dhe duke shënuar raundin më të madh të pushimeve nga puna të kompanisë ndërsa përballet me një perspektivë të errët ekonomike.

Reduktimet do të prekin njësitë e Alphabet, tha kompania, megjithëse disa fusha, duke përfshirë rekrutimin dhe projektet jashtë bizneseve kryesore të kompanisë, do të preken më shumë.

Sakaq, shkurtimet pasojnë një valë pushimesh nga kompanitë e tjera të teknologjisë në muajt e fundit, duke përfshirë dhe Meta Platforms Inc.Microsoft Corp.

Të ngjashme