Auto&Tech
Google teston versionin e ri të motorit të kërkimit pa sfond të bardhë
Demokracia
11:37 | 16 Shkurt 2021

Share:

GOOGLE po teston një version të ri të motorit të tij të kërkimit që është krejtësisht i zi.

Është një ndryshim masiv në faqen e internetit që ka qenë pothuajse tërësisht e bardhë që prej fillimit të saj në vitin 1997, shkruan Demokracia.com.

Gjatë 24 viteve që nga viti, Google ka ndryshuar në shumë mënyra – përveç ngjyrave.

Tani Google duket se po ndjek trendin e shumë faqeve të internetit dhe aplikacioneve që ofrojnë një Modalitet të Errët.

Nëse prova është e suksesshme, Google me siguri do të hapë pamjen e re në botën e gjerë.

Faqet e internetit me prapavija të zeza shpesh janë më të lehta për t’u parë në ambiente të errëta – si natën ose herët në mëngjes. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme