Auto&Tech
Google Store, Hotels dhe Flights do të shfaqin informacione më të sakta në vendet e BE-së
Demokracia
08:18 | 29 Janar 2023

Share:

Rrjeti i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit të BE-së (CPCN) ka qenë në bisedime me Google që nga viti 2021 për t’i bërë disa shërbime online më transparente dhe për t’i bërë ato të përafrohen më tepër me rregulloret e BE-së për gjeo-bllokimin.

Aplikacioni Google Play Store ju lejon të shfletoni versione të destinuara për vende të ndryshme brenda BE-së – diçka që mund të mos e keni ditur. Google ka rënë dakord ta bëjë këtë opsion më të dukshëm për përdoruesit.

Google ju lejon të ndryshoni vendin tuaj të banimit një herë në vit, por disa nga kufizimet që zbatohen shkelin rregullat e gjeo-bllokimit, sipas CPCN, raporton GSM Arena.

Gjithashtu, Google do të bëjë të mundur përdorimin e shërbimeve të pagesave nga çdo vend anëtar i BE-së. Zhvilluesit e aplikacioneve duhet të respektojnë gjithashtu rregullat e gjeo-bllokimit, kështu që Google do të sigurohet që ata të jenë të informuar për detajet, transmeton Telegrafi.

Sa i përket blerjes së pajisjeve nga Google Store, kompania ka rënë dakord të tregojë disa detaje më qartë: kostot e dorëzimit, të drejtën e tërheqjes dhe disponueshmërinë e opsioneve të riparimit dhe zëvendësimit.

Nëse po përdorni Google Hotels ose Google Flights për të planifikuar udhëtimet tuaja, së shpejti do të vini re disa ndryshime. Për shembull, ndonjëherë mund të jetë konfuze nëse keni të bëni me Google ose nëse kompania po vepron thjesht si ndërmjetëse. Kjo do të sqarohet.

Gjithashtu, çdo zbritje e shfaqur do të ketë gjithashtu informacion të qartë se çfarë çmimi është përdorur si referencë. Për më tepër, Google do të sqarojë nëse komentet në platformën Google Hotels nuk janë verifikuar.

Të ngjashme
Auto&Tech • 17 Prill 2024