Auto&Tech
Google fiton një betejë ligjore, Gjykata e BE-së anulon gjobën me vlerën e 1.49 miliardë eurove
Demokracia
10:07 | 23 Shtator 2024

Share:

Kompania Google ka fituar një betejë ligjore ndaj një gjobe prej 1.49 euro që komisioni evropian pati vendosur ndaj saj pesë vite më parë për shkelje të rregullave antitrust.

Gjykata e përgjithshme e BE-së anuloi të mërkurën vendimin e komisionit që shënjestroi një pjesë të biznesit reklamues të Google, klauzolat në kontratat me faqet e internetit , palë të treta, përmes të cilave organi ekzekutivi i bllokut pretendoi se Google kishte abuzuar me dominimin e tij në treg duke ndaluar rivalët e tij të vendosnin reklama të motorëve të tyre të kërkimit në këto faqe interneti.

Kur vendosi gjobën në 2019-ën, komisioni evropian u shpreh se sjellja e Google reduktonte mundësitë e zgjedhjeve për reklamuesit dhe pronarët e faqeve të internetit dhe rezultoi në çmime me të larta tek konsumatorët.

Por gjykata e përgjithshme evropiane u shpreh se organi ekzekutiv I bllokut kishte kryer gabime kur vlerësoi klauzolat në fjalë, se kishte dështuar të tregonte se kontrata e Google kishin penguar inovacionin, dëmtuar konsumatorët apo kishin ndihmuar kompaninë të fuqizonte pozicionin dominues në tregjet e reklamave të kërkimit online.

Vendimi i gjykatës së përgjegjshme ndërkohë mund të apelohet në gjykatën e drejtësisë, që është edhe më e larta e bllokut. Javën e shkuar kompania humbi përfundimisht një betejë ligjore ndaj një tjetër gjobë prej 2.42 miliardë eurosh që komisioni kishte vendosur ndaj saj për shkelje të rregullave të konkurrueshmërisë.

Të ngjashme