Sport
Goli spektakolar i Besar Halimit nuk mjafton, Kosova mposhtet nga Spanja
Demokracia
22:40 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Olmo (’34), Torres (’36) dhe Moreno (’75) i shënuan golat për “Furinë e Kuqe” sonte.

Ndërkaq, për Kosovën realizoi mesfushori Besar Halimi (’70) i cili shënoi gol spektakolar.

Ndeshjen e radhës në ciklin eliminator, Kosova e luan në shtator ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi. /Demokracia.com

Të ngjashme