Sport
Goli i Zhegrovës s’mjafton, Lille eliminohet pas penalltive nga Kupa e Francës
Demokracia
20:23 | 08 Shkurt 2023

Share:

Edon Zhegrova me bashkëlojtarë janë eliminuar nga Kupa e Francës pas ekzekutimit të penalltive kundër Lyon.

90 minutat e rregullta u mbyllën pa fitues 2:2, anise Lyon avancoi me dy gola epërsi deri në minutën e 29-të me golat e Cherki (8’) dhe Lacazette (21’), shkruan Demokracia.com.

Mysafirët gjetën forcën dhe u rikthyen në lojë në minutën e 29-të kur David u tregua i saktë nga penalltia.

Minuta e 64-të ishte e “rezervuar” për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën i cili shënoi gol të bukur për t’i barazuar shifrat.

Në minutat në vazhdim gola nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në penallti.

Nga 11 metërshat më të saktë u treguan vendasit që triumfuan 4:2 dhe kësisoj siguruan kualifikimin tutje./Demokracia.com/

Të ngjashme