Sport
Goli i Vedat Muriqit kundër Lituanisë, vjen reagimi nga Lazio
Demokracia
23:26 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.

Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.

Njërin prej katër golave sonte për Kosovën e realizoi edhe sulmuesi prizrenas që aktivizohet te Lazio, Vedat Muriqi.

Klubi romak u shpreh i mahnitur me Muriqin derisa në rrjetin social “Twitter” e përgëzoi.

Lazio shpërndau postimin e FFK-së duke i shtuar disa emoji “duartrokitëse” për Muriqin. /Demokracia.com

Të ngjashme