Sport
“Goli i Ronaldos ishte roveshatë, i Messit jo” – Motra e CR7 mban gjallë rivalitetin me reagimin e saj
Demokracia
15:28 | 07 Gusht 2022

Share:

Leo Messi zhvilloi një ndeshje pozitive dje kundër Clermont, duke shënuar edhe një gol të bukur me roveshatë.Një gjest që kujtoi shumëkënd atë të Cristiano Ronaldos kundër Juventusit, por jo të gjithë e vlerësuan golin.

Motra e Cristiano Ronaldos, në fakt, Katia Aveiro, siç raporton Sportbible, ka komentuar dhe ka pëlqyer një postim që tallej me realizimin e argjentinasit, fakt që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku i gjerë.

Messi shënoi dy gola dhe dha një asist kundër Clermont, gjë që bëri gjithashtu tifozët kundërshtarë në stadiumin Gabriel Montpied të ngrihej në këmbë dhe ta duartrokiste.


Mirëpo, dihet se rivaliteti mes Messit dhe CR7 është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale dhe në fakt, siç raporton Sportbible, faqja në Instagram cr7.o_legendary, ka tallur golin e Messit dhe e ka krahasuar me golin ikonik të sulmuesit portugez me Real Madrid kundër Juventusit në Champions League në vitin 2018.

“Një aksion është një gjuajtje në portë, tjetri është një roveshiatë. Njëri është në kampionatin francez kundër Clermont, tjetrit në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Champions-it kundër Juventus-it.Në një aksion futbollist i mbështet dy duart dhe këmbën tjetër në tokë. Ndërsa në imazhin tjetër shihet një trup që është plotësisht i shkëputur nga fusha dhe në hapësirën e krijuar mund të futet një futbollist”.

Duke postuar dy foto të golave, atë të Ronaldos dhe atë të Messit. Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, e ka pëlqyer postimin para se ta komentojë me një sërë emoji brohoritëse.

Të ngjashme