Kylian Mbappe bëri një reagim interesant pas goditjes së Neymar nga distanca e cila përfundoi në rrjetë gjatë ngrohjeve me PSG-n para duelit me Reimsit të zhvilluar të dielën mbrëma (1:1).
Ylli brazilian, Neymar goditi nga jashtë zonës së rreptësisë me topin që u ndal në rrjetë.
Mbappe në momentin kur topi hyri në portë tundi kokën i impresionuar me golin që shënoi shoku i tij i skuadrës.
E natyrisht se ky moment nuk iu ka ikur kamerave, me pamjet të cilat janë bërë virale dhe janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.
Kylian Mbappé’s reaction to Neymar’s free kick during warmup 😅
(via @PVSportFR)pic.twitter.com/wOQX7QUe4g
— B/R Football (@brfootball) January 29, 2023
Pas javës së 20-të, PSG vazhdon të jetë lider me 48 pikë – gjersa në xhiron e 21-të do të përballen me Montpellier./Demokracia.com/