Sport
Goli i Lirim Qamilit ia siguron fitoren Horsensit në Danimarkë
Demokracia
21:51 | 03 Mars 2021

Share:

Lirim Qamili ka shënuar gol të rëndësishëm në kampionatin elitar danez.

Horsens, ku luan Qamili, ka mposhtur Aalborgun me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 19-të, shkruan Demokracia.com.

22-vjeçari e shënoi golin e parë në minutën e 31-të.

Ky ishte goli i tretë për sulmuesin shqiptar në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, derisa ai ka dhuruar edhe një asistim. /Demokracia.com

Të ngjashme