Sport
Goli i Arbër Zenelit bën që trajneri i Lituanisë të reagojë, vë në nxemje tre futbollistë
Demokracia
21:24 | 24 Mars 2021

Share:

Kanë kaluar rreth 37 minuta në ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë.

Pas 37 minutash, Kosova është në epërsi 1:0, me golin e bukur të shënuar nga Arbër Zeneli.

Goli i Zenelit ka bërë që trajneri i Lituanisë të reagojë duke i vënë tre futbollistë nga stoli në nxemje.

Kjo ndeshje do t’i paraprijë fillimit të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Suedinë më 28 mars, dhe më 31 mars i shkon Spanjës në Sevilla. /Demokracia.com

Të ngjashme