Një Volkswagen Golf GTI i papërdorur për gati 20 vite është shitur me një fitim marramendës.
Çmimi i kësaj veture ishte afër 10 mijë euro ndërsa ai u shit në ankand për 44,815 euro.
Ai është një Golf 25th Anniversary Edition GTI që mundësohet nga një motor benzinë 1.8-litërsh me katër cilindra turbo benzinë që zhvillon 180 kuaj fuqi dhe është çiftuar me një transmision manual me gjashtë shpejtësi.
Kjo do të thotë se është pak më e shtrenjtë se Golf GTI Clubsport i ri (Mk8).
Kujtojmë, se është një nga 1,800 kopje të prodhuara të Edition 25th Anniversary GTI (Mk4), dhe u prodhua në vitin 2002.
Ai përmban parakolpë të ridizajnuar, rrota aliazh BBS 18-inç dhe një spoiler të vogël të pasmë.
Ka përshkuar vetëm 13 kilometra dhe është në gjendje perfekte. /Demokracia.com/