Golden Eagle Ylli ka vendosur të mos udhëtojë për të zhvilluar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike.
Sipas klubit, ky vendim është marrë për shkak të mbingarkesës së lojtarëve, pasi ekipi ka një ndeshje të rëndësishme në Superligë kundër Bashkimit të shtunën, si dhe për shkak të problemeve me lëndime që kanë ndikuar veçanërisht në javët e fundit.
Ylli përfundon garën në Ligën Unike pa luajtur ndeshjen e fundit, me këtë rast, skuadra nga Shqipëria, Besëlidhja zë pozitën e tretë në Ligën Unike për sezonin 2025.