Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar në divizionin e dytë të futbollit portugez, përcjell Demokracia.com.
Gjatë takimit ndërmjet Estorilit dhe Vilafranquenses, sulmuesi brazilian, Rodrygo Rodrigues ka realizuar një gol të çmendur.
Po rrjedhte minuta e 72-të kur vendasit po udhëheqnin 2:0, doli në skenë Rodrigues që me një gol fantastik e ngushtoi avantazhin.
Një goditje nga larg e bashkëlojtarit të tij, erdhi në këmbët e Rodriguezit i cili me një veprim të papritur e dërgon topin në rrjetë.
Kjo përballje u mbyll 3:1 për vendasit. /Demokracia.com