Mirlind Daku u shpall shënuesi I dytë më I mirë I Premier Ligës ruse këtë sezon, duke realizuar edhe në javën e fundit. Sulmuesi I kombëtares shqiptare tundi rrjetën në ndeshjen Rubin-Orenburg, që ekipi I tij e fitoi me shifrat 4-2.
Kjo do të thotë se Daku ka gjithsej 15 gola, duke fituar Këpucën e Argjendit, dy gola prapa Këpucës së Artë të kampionatit.
Ylli kuqezi ka edhe 8 asistë, duke qenë më I miri I Premier Ligës për kontributet për gol. Në javën e fundit, për Rubinin shkëlqeu edhe shqiptari I Kosovës, Dardan Shabanhaxhaj, I cili realizoi dy gola.
Në përfundim të kampionatit, ekipi I shqiptarëve doli në vend të 7-të në renditjen e përgjithshme, një klasifikim shumë I mirë për një skuadër që kishte si objektiv mbijetesën në elitën e futbollit rus.