Sport
Gol spektakolar në “Euro2020”, lojtari çek realizon nga mesi i fushës
Demokracia
16:13 | 14 Qershor 2021

Share:

Republika e Çekisë ka arritur të gjejë edhe golin e dytë në takimin e parë të Grupit D në Kampionatin Evropian të futboll.

Patrik Schichk ka regjistruar golin e tij të dytë personal për epërsinë 0-2 të çekëve ndaj Skocisë, raporton Demokracia.com.

Ishte minuta e 52-të kur Schichk shfrytëzoi daljen e gabuar të portierin skocez Marshall duke realizuar nga mesi i fushës.

Njëherit ky mund të llogaritet si goli më i bukur i Evropianit deri më tani.

Shijojeni këtë super-gol të sulmuesit të Çekisë:

Të ngjashme