Sport
Gol nga mesfusha, shihni realizimin e çmendur të futbollistit spanjoll
Demokracia
11:06 | 26 Nëntor 2021

Share:

Në sfidën e Ligës së Konferencës, Karabag-Omonia, e cila përfundoi me barazimin 2-2, është realizuar një supergol.

Jorge Gomez i skuadrës së Omonias ka shënuar një gol spektakolar nga gjysma e fushës ku ka parë daljen jo të mirë të portierit kundërshtar dhe duke përfituar nga kjo pakujdesi e tij.

Mesfushori spanjoll i cili më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Espanyolit, Wiganit, Sunderlandit dhe Rayo Vallecano ka barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 90 ku me shumë gjasa do të jetë dhe goli më i bukur i javës dhe i kompeticionit nga vetë mënyra e shënimit. /Demokracia.com

Të ngjashme