Sport
Gol i paparë më parë, kjo po cilësohet si një nga lëvizjet me të çmendura në historinë e hendbollit
Demokracia
11:30 | 18 Maj 2022

Share:

Ndryshe nga ndeshjet e futbollit, ku mundësitë për driblime dhe disa lëvizje të vërteta artistike janë të mëdha, në hendboll situata është pak më ndryshe.

Por kur bëhet fjalë për skena të tilla, ato mbeten veçanërisht të habitshme, transmeton Demokracia.com.

E tillë ishte situata në ndeshjen e kampionatit francez mes Nimes dhe Dunkirkut, ku vendasit festuan me 34:23.

Lëvizja më mbresëlënëse u bë nga Kosuke Yashuhira, i cili realizoi një gjuajtje unike prej shtatë metrash që u bë hit në mesin e tifozëve të hendbollit.

Ai bëri një lëvizje interesante para se të gjuaj, duke ngatërruar kështu portierin dhe më pas goditi rrjetën dhe kënaqi të gjithë në sallë.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

 

Të ngjashme