Sport
Gol i çuditshëm në Serie A, sulmuesi i Genoas realizon gol të bukur me shishe të ujit në dorë – zbulohet arsyeja
Demokracia
16:27 | 27 Shtator 2021

Share:

Mattias Destro kontribuoi me një gol të bukur në barazimin dramatik të Genoa në fundjavë kundër Veronës.

Në fakt, sulmuesi Destro realizoi dy gola në këtë përballje, por që në njërin nga ta mori vëmendje edhe një detaj tjetër, shkruan Demokracia.com.

Pesë minuta para fundit të kohës së rregullt, Destro pranoi një top afër zonës së kundërshtarëve, ndërsa me një lëvizje mashtruese doli përballë me portierin të cilin e mposhti.

Destro për gjatë gjithë aksionit, u pa teksa po e mbante në dorë një shishe të ujit.


Ai u pyet menjëherë pas ndeshjes për arsyen e shishes që e mbante në dorën e majtë, ai u përgjigjë.

“Unë isha shumë i lodhur në fund të takimit. Po pija ujë dhe nuk e dija ku ta hidhja shishen, andaj vendosa ta mbaja në dorë”, deklaroi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024